![](https://ecp.yusercontent.com/mail?url=http%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fmedia%2Fbotasot.info%2Fimages%2F2018%2FJuly%2F07%2Fauto_zoran-zaev1530990200.jpg&t=1531501358&ymreqid=49322e85-e656-f0ce-1c3c-cf000601d200&sig=1r4OmHqWSbY4c0120tVVfg--~C)
Debati mbi referendumin dhe të gjitha çështjet që lidhen me të, duke përfshirë edhe themelimin e KSHZ-së, do të fillojnë në fund të këtij muaji.
Këtë sot e njoftoi Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ndihmës Shtetërore me përfaqësuesit e kompanisë amerikane Telamon Europe DOOEL Shkup.
“Së pari duhet të gjendet momenti për përpilimin e KSHZ-së. Përpilimi i KSHZ-së nuk ka, as nuk duhet të lidhet me mbajtjen e referendumit. Ajo është një pytje personale e cila erdhi pasi dorëheqjes së anëtarëve të anëtare e KSHZ-së”, tha Zaev.
Qytetarët kanë të drejtë dhe duhet të sqarohen në referendum, tha Zaev, duke shtuar se referendumi ka peshën e saj, por ky ka referendum ka rolin historik të saj, sepse do të definohet e ardhmja e vendit.
Ai theksoj se kjo me opozitën është dakorduar që ajo të ketë kryetarin e KSHZ-së, ndërsa partitë ka shumica parlamentare të ketë katër anëtarë. Ai shprehu shpresën se ekipet negociuese do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe se nuk do të ketë kushte që do ta bllokojnë mbajtjen e referendumit. Zaev pret shpejtë që të formohet përbërja e KSHZ-së.
Në pyetjen se në fund të muajit a pret që ai të ketë 80 deputetë të cilët do të mundësojnë ndryshimet kushtetuese, Zaev tha se kjo nuk është qëllimi i Qeverisë.