Si mund të zbatohet në praktikë politika e migrimit në BE?

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian duan të mbrojnë më mirë kufijtë e jashtëm të BE. Por nuk ka afrim në çështjen e shpërndarjes së refugjatëve brenda unionit pas takimit në Insbruk të enjten (12.07).

Österreich Innsbruck - EU-Innenminister | Seehofer, Deutschland Kickl, Österreich & Salvini, Italien (DW/B. Riegert)

Pas takimit të trios ministrore në Insbrukun austriak të tre ministrat e Brendshëm ai konservator gjerman, populisti i djathtë austriak dhe radikali i djathtë italian dolën para kamerave si një ekip zemra të cilit rreh njësoj.

Rregulloret e Dublinit – pika e debatit

Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini (Lega) bëri fjalë për një miqësi që po fillon. Ai austriak, Herbert kickl (FPÖ) u shpreh i gëzuar për një ndryshim kursi për migrimin drejt izolimit më të madh. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer (CSU) nuk ishte aq euforik, por foli për bisedime shumë të mira me dy homologët. “Jam shumë i gëzuar, që jo vetëm brenda BE ka marrë formë një lëvizje e ndjeshme, por edhe pse të tre vendet, Gjermania, Italia dhe Austria bashkëpunojnë shumë, shumë ngushtë për të çuar drejt një të ardhmeje më të mirë çështjet qendrore të kohës sonë”, tha Seehofer në Insbruk ku u zhvillua takimi jozyrtar i ministrave të Brendshëm të BE (13.07).

Në fund ministrat ishin dakord, që duhet përmirësuar siguria e kufijve të jashtëm dhe se duhen ngritur “qendra pritëse” për refugjatët e shpëtuar në Mesdhe. Seehofer ishte i kënaqur me frymën e takimit. Ndërsa ministri i Brendshëm austriak Herbert Kickl vend që drejton presidencën e radhës në BE, u shpreh se nuk ka pasur progres në reformimin e sistemit të azilit dhe “rregulloret e Dublinit”, që përcaktojnë përgjegjësinë e shteteve për azilkërkuesit.

Sipas ministrit të Brendshëm gjerman, rregulloret e Dublinit duhen ruajtur, por sistemi duhet bërë më eficient. Italia dhe Greqia si vende me numrin më të madh të atyre që prekin për herë të parë tokën e BE duan që të shfuqizohen këto rregullore.

Österreich Innsbruck - EU-Innenminister (DW/B. Riegert)

Austria ashpërson politikën ndaj refugjatëve

Ministri i Brendshëm austriak, Herbert Kickl përsëriti propozimin e tij, që azilkërkuesit duhet të mbahen larg BE. “Ne duam të dërgojmë një sinjal të qartë në botë, sidomos bandave të kontrabandistëve që në të ardhmen nuk do të jetë më e mundur të prekësh tokën europiane, nëse nuk ke të drejtë për mbrojtje.”

BE në samitin e qershorit për refugjatët ra dakord për ngritjen e “qendrave pritëse” në Afrikën e Veriut apo “qendra azili” në qytetet porte në BE. Italia e përshëndet një vendim të tillë, sipas Salvinit ai është i gëzuar që “propozimet italiane bëhen propozime europiane, reduktim të hyrjeve në BE, të viktimave dhe me këtë edhe të problemeve.”

Por komisioneri i BE për migrimin, Dimitris Avramopoulos thotë se për qendrat jashtë BE ideja ekziston prej vitesh, por “nuk njoh asnjë vend, që të jetë i gatshëm të pranojë një kamp të tillë. Nuk ka. E gjitha është një ide që duhet respektuat dhe diskutuar.”

Österreich Innsbruck - EU-Innenminister | Matteo Salvini, Italien & Horst Seehofer, Deutschland (DW/B. Riegert)

Salvini nuk pranon të rimarrë azilkërkuesit

Edhe pse ministrat e tre vendeve, Gjermani. Austri Itali e shpallën veten si “koalicion të aktivëve” çështja që kishte për zemër ministri i Brendshëm gjerman, Seehofer mbeti e pazgjidhur. As Italia dhe as Austria nuk janë të gatshme që të pranojnë refugjatët që kthen Gjermania në kufi. Por jam optimist, se një zgjidhje do të gjendet, tha Seehofer pas takimit trilateral, “po kemi edhe një punë Herkuli përpara”.

Ministrat ranë në ujdi të krijojnë një grup pune që do të takohet javën e ardhshme në Vjenë. Sërish Seehofer la të kuptohet se nuk e ka harruar strategjinë për veprime të veçuara kombëtare. “Sa më pak që arrihet në nivel europian aq më të rëndësishme bëhen masat kombëtare.”

Ndërsa ministri i Brendshëm italian, Salvini do të flasë për këtë çështje, vetëm kur kufijtë e jashtëm të BE të jenë të sigurtë dhe asnjë migrant nuk mbërrin më në Itali.(Bernd Riegert. DW)