Habisin ekspertët: Çelësin e makinës duhet ta vendosni në një letër alumini, kjo është arsyeja

Mund t’ju tingëllojë si diçka paranojake, por tashmë kjo teori është pohuar edhe nga një ekspert i sigurisë kibernetike dhe ish-agjent i FBI-së.

Mbështjellja e çelësit të makinës me letër alumini kur nuk e përdorni mund të parandalojë vjedhjen e makinës suaj. Si ndodh kjo?

Eksperti Holly Hubert tregon se letra e aluminit bllokon valët e pajisjeve të tjera që përdoren nga hajdutët, për të kopjuar “gjuhën” koduese të çelësit tuaj të makinës.

Pajisje të caktuara, mund të përdoren në distancë dhe të interceptojnë kodin e çelësit, duke hapur në këtë mënyrë makinën. Dhe letra e aluminit është sendi perfekt për të bllokuar sinjalet elektromagnetike.

Ekspertët këshillojnë pronarët që çelësat t’i mbështjellin me letrën e aluminit ose të vendoset brenda një objekti i përbërë nga metal. Kjo parandalon hajdutët që të marrin sinjalin.

Një tjetër mënyrë për të shmangur të tilla vjedhje, është që çelësin e makinës mos ta lini në shtëpi në një pozicion të tillë që rrezja e çelësit të “komunikojë” me automjetin.

Do të ishte e këshillueshme që ta vendosnit sa më larg, për të të bërë të mundur sinjal sa më të dobët.