Fitorja Skuadrës së futbollit të Kroacisë që po shkëlqen në finalet e kampionatit botëror 2018

 

Nga Namik Selmani

 

Mund të  mos jesh luan

i lindur nga luanesha.

Po me forcën e shpirit

Merr kurorë  fitimtari.

Mund të  mos kesh

Portofolë  të  rëndë  në  xhepa.

Dhe dhëmbështrënguar

Mund të  ngrihesh si feniksi nga zjarri.

 

Mund të  mos kesh salltanete

në  vatrën ku ke lindur e rritur.

Po me forcën e zemrës së  rilindur

gjithë  majat i prek.

E mbjell tek njerëzit

Lotin e gazit të  shumëpritur.

Derdhur në  fushë  e tribunë

A  ulur diku, në  një  breg.

 

Dhe futbolli paska poezinë

Më  të  bukur që  lexon në  jetë

Dhe pse s’të  vënë  në  duar

Një  libër që  ka një  kopertinë

Me njerëz syngulitur

Në  gjoks një  zemër  buçet.

Të  vjen pranë

Një  dallgë  mbresash pa mbarim.

 

Dhe t’ia thuash gëzimin

Qiellit, fushës, oqeanit.

Të  zgjohet krenaria

Në  atë  fushë  ku këndon fija e barit.

Dhe t’ia thuash natës së  pagjumë

Këngës së  festës.

Të  bëhet  zemra buqetë

që  sfidon blerimin e pranverës

 

Dhe merr atëherë  kujtesa

Misionin më  të  bukur të  jetës.

Dhe në  një  fushë  futbolli

Ti merr lumturinë  me vete.

Shpërthen fitorja e madhe

Mes bulës së  djersës

Me trokitjen e ëmbël

pret të  tjera fitore beteje

 

E Zagrebi i bukur

më bëhet si shesh i madh loje.

Buzë Savës jastëkun

Topi  ndahet me një jastëk shtrati.

Qënka e ëmbël dhe e bukur

Kjo fitore madhështore

E matet me zemrat e ndezura

mes dritash fishekzjarri

 

12 korrik 2018