Ministria që nuk di të numërojë deri në 10

Mos u habisni!
Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit.
Për të qeshur e për të qarë.

Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor.
Mungon lënda nr. 10.
Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares.
Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi.
Dokumenti në fjalë juridikisht konsiderohet i pavlefshëm – shkruan në faqen e tij në fb deputeti Luçiano Boçi.