Samiti i NATO-s: Trumpi sulmon Merkelin

Që në fillim të samitit të NATO-s u bë e qartë se presidenti Trump është i gatshëm për grindje. Në veçanti sulmoi Gjermaninë dhe kancelaren Merkel. Por edhe Merkel u përgjigj shpejtë.

Belgien Nato-Gipfel (picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka)

Madje edhe vet mëngjesi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në fillim të samitit të aleancës, ishte një katastrofë më vehte. “Gjermania është nën kontrollin e plotë të Rusisë, sepse 60-70 % e energjisë së këtij vendi vjen nga Rusia”, deklaroi presidenti i SHBA Donald Trump. “Ajo është robe e Rusisë”, ndërkohë që SHBA po e mbron Gjermaninë, tha ai duke shtuar se “kjo nuk është aspak e drejtë”. Vetëm pak më vonë u përgjigj edhe kancelarja Angela Merkel, duke thënë se “Gjermania bën një politikë të pavarur”.

Sidofoqtë, që në fillim të samtit ishte e qartë se takimi do të zhvillohet në një atmosferë të tensionuar. Ndonëse është e qartë që politika energjetike nuk është një temë e NATO-s, Trumpi bëri të qartë se nuk është i kënaqur me rolin e NATO-s dhe se në shënjetër të tij në veçanti do të jetë Angela Merkel.

Ashpërsimi i grindjeve

Belgien Nato-Gipfel (Reuters/K. Lamarque)

Nuk duket fare që presidenti Trump do të zbusë tonin në grindjet për mjetet financiare që vendet e NATO-s duhet të ndajnë për mbrojtje. Përkundrazi, ai në një Tweet i futi në një thes grindjet tregtare dhe mjetet financiare që duhet të ndahen për mbrojtje, duke i quajtur ato “jo korrekte”, sepse SHBA paguan më së shumti dhe i mbron vendet e tjera. Ndërkohë që, sipas tij, evropianët duan tani të vendosin edhe dogana ndëshkuese ndaj SHBA.

Mund të ndodhë që kumtesa e përgatitur me shumë kujdes për këtë samit të NATO-s të elektrizojë edhe më shumë Trumpin, sepse qëllimi i tij është që të gjitha vendet të paguajnë të paktën 2% të prodhimit bruto për qëllimet e mbrojtjes. Stoltenberg tha se ai pret një debat të hapur për të gjitha çështjet, që në gjuhën diplomatike do të thotë se ai pret një “grindje të ashpër”. Jens Stoltenberg e pranon hapur se ka dallime mes partnerëve në NATO. Ai po përpiqet që të gjejë ndonjë zgjidhje për këtë çështje, që do të thotë se

Belgien Nato-Gipfel (Reuters/P. Hanna)

Stoltenberg

vendet anëtare do të duhej që gradualisht të  rrisin kontributet për mbrojtje. Por Stoltenberg nënvizon se pas dekadave të tëra uljesh të kontributeve për mbrojtje, kohët e fundit buxhetet janë rritur. Në këtë mënyrë ai po përpiqet të relativizojë kërkesat e Trumpit. Ndërkohë që shumë vende sjellin me vete edhe elemente të tjera për mbrojtje, siç janë infrastruktura dhe kapacitete të tjera.

2-përqindëshi dhe grindjet rreth tij

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen thotë: “Ai (Trumpi) duhet të shikojë edhe gjërat e tjera dhe jo vetëm shifrat”. Dikush mund të ndajë 2% për ushtrinë e vet, por pa ndonjë dobi për NATO-n. Me këtë ajo sugjeron se SHBA ve në dispozicion 3,5 % të porodhimit bruto për mbrojtje, por vetëm një pjesë e tyre shkon për NATO-n në Evropë, ndërsa pjesa më e madhe në Azi,  Lindjen e Mesme, apo rajone të tjera.

Von der Leyen thotë se Gjermania ka dërguar në Afganistan kontigjentin e dytë më të madh ushtarak. Berlini është i vendosur që deri në vitin 2025 shpenzimet për mbrojtjen do të shtohen me 80%. Por Gjermania e ka të qartë se Bundeswehri nuk është në gjendje që brenda një kohe të shkurtër të absorbojë miliarda të reja për pajisje dhe sisteme ushtarake.

Belgien Nato-Gipfel (Reuters/R. Krause)

Ursula von der Leyen

Fakti që SHBA është e interesuar për shitjen e arsenave të saj të armëve dëshmohet edhe nga kritikat amerikane ndaj Turqisë, për shkak se ajo ka blerë sisteme raketore ruse për mbrojtje ajërrore S 400.  Ministri turk i Mbrojtjes Mehmet Cavusolgu tha, se ata duhet  të kujdesen për mbrojtjen e hapësirës së tyre ajërore.

Kontestohet uniteti i NATO-s

Grindjet brenda NATO-s kanë ekzistuar edhe më parë. Por kurrë më parë si tani nuk është kontestuar vet ekzistenca e aleancës. Të gjitha vendet e tjera, përveç Trumpit, theksojnë domosdoshmërinë e unitetit. “NATO e fuqishme është me rëndësi për Evropën, por edhe për SHBA, sepse kjo aleancë i mundëson SHBA-së të jetë një fuqi globale”, theksoi Stoltenberg. Për “mirëbesimin” mes aleatëve flasin edhe von der Leyen dhe Donald Tusk. “SHBA nuk kanë dhe nuk do të gjejnë asnjë partner më të mirë se BE. Ne shpenzojmë për mbrojtjen më shumë se Rusia dhe po aq sa Kina”, shkruan Tusk.

Belgien EU NATO Donald Tusk (picture-alliance/AP Photo/G. Vanden Wijngaert)

Donald Tusk

Një gjë është e qartë: Trumpi në veçanti ka vënë në shënjestër Angela Merkelin, gjë që ka të bëjë edhe me raportet jo aq të mira personale mes tyre. Në qarqet diplomatike amerikane citohet presidenti Trump të ketë thënë, se Merkel angazhohet për të gjitha gjërat që ai i urren. Megjithatë në Bruksel do të ketë edhe një takim bilateral Merkel-Trump, ku gjërat do të thuhen sy më sy. “Unë pres debate kundërthënëse dhe e di që kemi pozicione të ndryshme. Por Gjermania ofron shumë për NATO-n. Ne jemi vendi me kontigjentin e dytë më të madh të trupave në Afganistan dhe atje jemi duke mbrojtur interesat amerikane”, thotë Merkel. “Unë e kam përjetuar vet kohën e sundimit sovjetik në një pjesë të Gjermanisë dhe tani jam e lumtur që Gjermania mund të bëjë politikën e vet të pavarur”.

Gjatë Luftës së Ftohtë Gjermania ka shpenzuar për mbrojtjen rreth 3% të prodhimit bruto, e më pas mjetet janë zvogluar. “Ne jemi të gatshëm që të dhënat për mbrojtje t’i rrisim sërish, sipas marrëveshjes së arritur në Uells.”

Brüssel Nato-Gipfel - Merkel (picture-alliance/dpa/F. Mori)

Angela Merkel

Stoltenberg thotë se vendet anëtare duhet të angazhohen vet në qoftë se duan që NATO të mbijetojë. “Askund nuk është e shkruar që NATO duhet të ekzistojë patjetër, ky nuk është ndonjë ligj natyror”, thotë ai duke shtuar se aleanca duhet të angazhohet vet nëse do të që ajo të ekzistojë.(Barbara Wesel. DW)