“Sofra Dardane” me rrënjë dhe filiza

Nga Zyra AHMETAJ – poete

Me tupan nisi një valle,
ninulla këndoj për breza;
Veç dy fjalë sofrës Dardane;
ju thrras rrënjëve të thella.

Kang majkrahu, burra t’Kuçans,
në sofër i ftojn’ kto male;
në këtë dasem të paparë
si në luftë edhe në paqe.

Jehojn bjeshka edhe vrrini,
kur këndojn malsort këngtar’.
jehon zëri i Isuf Halilit,
që dhe t’vdekurit i ngjall.

Halil Mata këngën nis,
n’bjeshk t’Sylbicës lëshon za
Sylejman dhe Xhem Sadrisë;
zemër e pushk’ u knojn’ pa nda.

Me v’lla knon Sadri Sheqeri,
me hanen, çikat hedhin vallet;
me zaplumb-Tahir Beqiri,
detyron, armikun të ndalet..

Kur këndon Murat Alia,
malet nuk e lëshojnë at’ zë,
i bashkohet Zef Avdia,
që i shkon zëri përmbi rë.

Me atë zërin e bilbilit
këndon çika e Dragobisë,
çdo heroi edhe trimii
kall pishtarët e lirisë

Gëzim Nika është ulë në odë
me Hamit Alinë kreshnik.
Malsisë duke i thur kurorë,
të mbretrojë në gjithë fisnitë.

Të mretrojë në festivale,
në kulturën tonë të vatanit,;
të fillojnë dasmen e madhe,
I bëjn’ zë Fatmia Breçanit,

Meloditë, Skender Doshlani,
i tjerr hollë me çifteli,
Mustaf Uka çohet prej varri,
përsëri t’ju bëjnë shoqni.

Ali Mulaj i bie fyellit,
të dëgjojnë bjeshkët pa pra,
se Malsia dasmen nisi,
por me u ndal kurrqysh nuk ba.

Me epizëm Hazir Rrustemi,
i nderon malet e lartë,
me kcimin e rrallë të vendit,
m’sim ju len brezave n’radhë

Ca filiza të lisit të lashtë,
po lulzojnë plot hieshi
vjen Agnesa me zëmjaltë;
Alisa Berisha-mrekulli.

S’i numroj sa krushq që mblidhen,
me Kol Susën në drejtim,
Xhevahire Gashi me Bub Micen
porsi flutura në vallzim.

.Për të ndez kcimin e vëndit,
Për ti hap shpatat prej kllefit,
Skender Haklaj, në krye t’kuvendit,
si shqiponjat në majë t’thepit.

Vjen Deli Metaliaj n’radhë
me kostumet kuq e zi,
vallen shqipe e mban gjallë,
ky Shpresarti, djalë zotni.

“Nusja jonë kurrë nuk vritet.”
në liri bashk’ me Kosovën,
në Tropojën heroike
Dardania e shtron Sofrën.

Sabah Halilaj me klas’ t’vet,
mblodhi folkun dhe traditën,
krenarë të gjithë i përshëndet.
Dhe Europës i tregoi Shqipen.

Azgan Haklaj e shtron sofrën
ka mbledh t’shtrojë krejt kulturën
nga Çamëria gjer në Ohër;
nga Arbreshtë gjer n’Gur t’shpuem.

Seç vijnë krushq me fustanella,
si petalet e luleborës,
Vijnë Rugovasit me lahuta
dhe qefinin përrreth kokës.

Vet Shkelzeni madhështorë
përkulet me shumë nderim,
në kokë mban plisin me borë,
porsi djemt e Pellazgisë

Prej tupanave gjëmiimdeti
ushtojnë malet Anembanë
Gjithë Shqipëria dasmën ndezi;
prin Unioni Artistik, Kombëtar.