Albumi “Scorpion” i Drake, i pari që arrin 1 bilionë dëgjime brenda javës

“Scorpion” është bërë albumi i parë që ka arritur 1 bilionë dëgjime brenda një jave.

Albumi i ri i Drake ka rritur këtë shifër rekord në të gjitha platformat e transmetimit në një javë, raporton Billboard.

Rekordin më parë e mbante albumi i Post Malone, Beerbongs & Bentleys që arriti 700 milionë dëgjime nga 27 prill deri në 3 maj.

Drake shkruajti në Instagram: “Epokë e re, platini i ri, faleminderit një bilionë herë.”

“Scorpion” ka thyer edhe një rekord tjetër të Beerbongs (431.3 milion) duke akumuluar 750 milionë dëgjime në SHBA në javën e saj të parë.