Sot u nda nga jeta Halil Kurti!

Të gjithë jemi kalimtar në kët jetë ku seicili prej nesh lenë gjurmët e tijë në sherbim te familjes, komunitetit, dhe më gjër.

E kam njoftë Halilin që kurë isha shumë i ri. Një burrë fisnik, fjalë pak e punë shumë, me besë, burrni, zgjuarsi, dhe mbi të gjitha njeri shumë i mirë për atë kohë ku çdo gja shikohej për birë të gjilpanës.

Nuk du të bëj një kronologji sa për të kalu radhën, apo për të than se ka qen i mirë, sikur e kemi pas zakon të themi për të gjithë atherë kurë ndrrojn jetë.
Jo.
Për jetën e kurbetit të tijë (Halilit) janë shumë pak gjallë nga ata që e njohin si nga Arrëni, Lura, apo Reçi, sepse shumica kanë ndrruar jetë.

Halili ka qen nder famozët e hidrocentraleve të asaj kohe. Shumë e shumë vetë kanë punu, jan mbrojt, janë ndimu, janë perkrahun edhe nga ndonjë sulm që i vinte nga fshati apo rrethi i lindjes.

Tek Halili kanë punu të gjithë si fshatari i thjeshtë, si kulaku, si i ndërlikuari.

Halili ishte shembulli i një njeriu të jashtëzakonshëm qe bante për të gjithë pa dallim dhe pa interes.

Ai për disa kohë ka qen njeri më shumë potencë dhe me një perkrahje të jashtëzakonshme që nga ministria e ndertimit dhe më lart.

Gjithë kët avantazh që kishte nuk e shfrytëzoj kurrë për të bo keq njerzëve, perkundrazi ai e shfrytezoj për të bo mirë e ma mirë të gjithëve pa përjashtim dhe këtu qendronte madheshtia dhe njerzia e tijë.

Ne dota kujtojm gjithmon si njeriun e dashur, të zgjuar, fisnikun, humanin, njerun me karakter të fortë dhe të pa përkulum perpara askujt.
Ju sëbashku me Halil Markun, Xhem Pecën, Hasan Shehun, e disa të tjerë keni qen shembulli dhe krenaria e krahinave tona të cilat na kanë lindur.

Ju perchellim ngushllimet familjes, djemve, të afermve, miqëve, dashamireve, dhe të gjithëve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i këtijë burri.

Respekt për jetën dhe veprën e tijë!

Lamtumirë Halil Kurti !

E shtunë 07/07/2018