Ministria e Zborit me maturantët

Nga Luçiano Boçi

Ministria e Arsimit sorrollat paturpësisht maturantët që kërkojnë të ndjekin studimet në vendet e BE. Kalvari nuk mbaron. Nga Ministria e Arsimit në DAR, nga DAR tek Ministria e Jashtme e pastaj përsëri prapaktheu. Tamam zbor.
Shqetësimi vjen nga vetë prindërit që kërkojnë të rregjistrojnë fëmijët e tyre në Gjermani.
Afati i fundit është data 15 Korrik dhe zyrtarët e Ministrisë kërkojnë të dështojnë dëshirën e maturantëve.
Qëllimi i ministrisë është banal.
I shohin si klientë “me lekë” që “paguajnë” e kësisoj të mund t’i devijojnë drejt “të akredituarve” me….aspirina!
Ministrisë së falimentuar të arsimit i kërkojmë të mos pengojë së paku prindërit të realizojnë dëshirën e tyre por dhe dhimbjen e tyre njëkohësisht, për largimin nga e keqja që e ka kapluar këtë vend, të fëmijëve të tyre.