Një anije është zhdukur gjatë mëngjesit të sotëm nga porti i Durrësit.
Anija kishte 3 ditë që ishte ankoruar në radën e portit pasi nuk kishin përfunduar proceduarat për të depozituar ngarkesën në hambar.
Anija ishte e ngarkuar me kripë të përzier me qymyr. Ajo u largua në orën 03:30 nga rada e portit pa njoftuar kapitanerinë.
Autoritetet portuale kanë njoftuar portet e Italisë e Kroacisë që të bllokojnë anijen.