Nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit është periudha më e mirë për të pirë kafen, sipas shkencëtarëve.
Rreth orës 8–9 të mëngjesit, kur sapo zgjohemi nga drita e parë që shohim, niveli i kortizolit në gjak arrin kulmin.
Ky është momenti ku jemi më të zgjuar se kurrë dhe të konsumosh kafe në atë orë rrezikon të bëhesh i varur ndaj kafes.
Më e mirë për shëndetin, do të ishte po ta konsumonit atë përgjatë orarit 9:30 – 11:30 kur niveli i këtij hormoni ulet fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e radhës (që vjen mes orës 12:00 dhe 13:00).
Nëse e keni të vështirë të ngriheni para orarit ideal, përpiquni të ekspozoheni në sa më shumë dritë natyrore të jetë e mundur.
Ritmi ynë kardiak, kompleksi i brendshëm që e mban organizmin tonë të sinkronizuar me ritmet natyrale, rregullohet nga grupe neuronesh të specializuara për këtë punë.
Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të gjumit dhe të zgjimit.