Receta e ditës/Sallatë me patate dhe proshutë

Përbërësit (për 4 – 5 persona):

1 kilogram patate

100 gram proshutë

4 kokrra vezë

2 qepë të njoma

3 lugë gjelle majonezë

1 lugë gjelle mustardë

100 gram salcë kosi

kripë e piper sipas dëshirës

 

Përgatitja:

Fillimisht zieni patatet, por aq sa të jenë ende të pazbutura. Prijini në kubikë mesatarë dhe servirini në pjatën e sallatës. Shtoni aty qepët e njoma të grira në rrathë.

Në një enë ndërkohë përziejmë salcën e kosit me majonezën, mustardën dhe i shtojmë kripë e piper. Salcën ja hedhim patateve dhe qepës, i përziejmë të gjitha bashkë dhe shtojmë vezët e ziera të prera në kubikë dhe po ashtu presim dhe proshutën dhe e përziejmë në sallatë.