Ahmeti: Maqedonia, Ftesë për NATO në Samitin e javës së ardhshme

Ahmeti theksoi që Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e javës së ardhshme të Aleancës në Bruksel, ndërsa muajin e kaluar përfituam edhe datën për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në Shkup Ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, zonjën Sybille Suter Tejada.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja e Zvicrës diskutuan rreth aktualiteteve politike në vend por edhe mbështetjes zvicrane për institucionet dhe proceset në Maqedoni.

Lideri i BDIsë Ahmeti fillimisht foli për situatën politike me c’rast vlerësoi arritjet e mëdha brenda vitit të parë të qeverisjes sic janë rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, reformat urgjente, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bulgarinë dhe marrëveshja për kontestin e emrit me Greqinë.

Ahmeti theksoi që Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e javës së ardhshme të Aleancës në Bruksel, ndërsa muajin e kaluar përfituam edhe datën për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Në vijim, Ahmeti foli për rëndësinë e vecantë që BDI i vë reformave në gjyqësor dhe në përgjithësi reformave sistemore. Sundimi i ligjit është parakusht edhe për zhvillim ekonomik dhe kredibilitet të institucioneve të vendit.

Ambasadorja e Zvicrës Tejada elaboroi proektet e mbështetura nga Zvicra në Maqedoni, përfshirë edhe aktivitetet e parapara në drejtim të bashkëpunimit me partitë politike me c’rast z. Ahmeti tha që BDI mbështet tërësisht këto përpjekje dhe u shpreh faleminderues ndaj qeverisë zvicrane për gjithë ndihmën e dhënë.