Piknik i suksesshëm i Fondacionit Plavë- Guci

Fondacioni Plavë Guci njëra ndër shoqatat më aktive në komunitetin tonë te dielën mbajti piknikun e radhës.Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme si rrjedhojë e motit jo stabil me në fund me datën 1 Korrik 2018 në FDR State Park, NY u mbajt një piknik i suksesshëm i shoqatës Plave Guciase me veprimtari në SHBA.Se plavë guciasit nuk i ndal asgjë e dëshmon më së miri edhe pjesëmarrja në temperatura shumë të larta që shkonin gjerë në 97F apo 36C, nuk ishin pengës për të marr pjesë në këtë piknik të qindra bashkëvendasve dhe mysafirëve të shumët. Në këtë piknik u mbajtën aktivitete të shumëta sportive dhe argëtuese.

U servuan ushqime tradicionale dhe program artistik nga artistët Tom Gjergji dhe Shaban Lajqi.

Ishte puna vetëmohuese dhe e palodhshme  e aktivisteve njëkohësisht anëtarëve te kryesisë se Fondacionit Plave Guci si Shkëmbim Hasangjekaj, Qazim Dedushaj, Fahrudin Kukaj dhe Sokol Gjonbalaj dhe aktivistëve tjerë që bënë të mundshme që çdo pjesëmarrës të ndahet i kënaqur me organizmin dhe pjesëmarrjen.

Në piknik nuk munguan edhe anëtarësimet e reja dhe ripërtëritje e anëtarësive vjetore pran shoqatës.

Esad Gjonbalaj