Kryebashkiak Dushaj pe e ngjit makinën në Curraj të Epërm

Deputeti Çelaj jep bekimin deri në finalizim.

Kryetari Gecaj hap siparin e bashkëpunimit.

Nga Agron Prebibaj

Sot në Nikaj-Mertur, më 4 korrik 2018, bash në Vranë, aty ku po vazhdon rruga e makinës për në mrekullnië e alpeve, aty ku Zoti pikturoi më mirë e pagëzuar Curraj Eper, në një atmosferë tejet festive çelet sezioni turistik për krahinën Nikaj-Mertur.
Hapja e sezonit turistik në këtë zonë është bërë ritual i përviteshëm por këtë herë kishte risi, festa në Vranë, aty ku truri bashkiak ka vendosur të zgjatoje rrugën e makinës për të bashkuar Curraj Eper me Drinin, ëndrra e cila tashmë po bëhet realitet.
Vërtetë krenari kur ke një zot shtëpie të shkëlqyer siç është kryebashkiaku Z.Besnik Dushaj i cili guxon të nisë këtë rrugë të munguar edhe pse me trastën e munguar të parave.
Në fakt pinjolli i një familje kleriku me shkëlqim për secilin Tropojan, me eksperiencë, 7 apo 8 herë i zgjedhur nga qytetarët e vet, gjithnjë në rritje, e ngren kryebashkiakun Dushaj në majen e ajzbergut shqiptar pêr nga arritjet e bashkëpunimet e qendrueshme.
Patjeter se bekimin e parë kjo rrugë do ta merrte nga deputeti Z.Isuf Çelaj i cili do mbështesë realizimin e projektit deri nê fund. Në mbështetje të menjëhershme të Zotit të shpisë i ka ardhur kryetari i shoqatës Nikaj-Mertur Dr.Mhill Gecaj i cili me vitalitetin e forcën e tij intelektuale ndezi motorrët e ndërgjegjësimit të qytetarëve në mbështetjen e domosdoshme të kësaj rruge me mjete financiare. Kryetari Gecaj hapi siparin e bashkëpunimit drejtpërdrejt me secilin qytetar, një meritokraci e tij personale. Një angazhim total për të takuar të gjithë është ajo e administratorit Gjovalin Gjeloshaj një përbashkues i pushtetit me qytetarin. E gjithe kjo harmoni mes të gjithëve me patjeter se ka finalizimin e vet, atë të ngjitjes së rrugës se makinës për në Curraj Epër. Zoti i bekoftë e nderoftë Currjat e Epër!

(Në foto kryebashiaku Besnik Dushaj, dhe fshati Curraj Eperm)