Austria merr sot presidencën e BE-së

Më 1 Korrik 2018 Austria moripresidencën e BE-së dhe me këtë për herë të parë e ka kryesinë një koalicion populist i djathtë në Bashkimin Europian.

Migrimi do të jetë tema qendrore e kësaj presidence. Në samitin e BE-së u arrit me mundim një ujdi që të mbrohen më mirë kufijtë e jashtëm të BE. Çështja, se si do të shpërndahen migrantët mbeti pa përgjigje në samit. Pikërisht në këto kohë, Austria merr presidencën e radhës në BE. Një vend që në çështjen e migracionit, nuk ka treguar shumë gatishmëri për kompromis. “Besoj se njerëzit kanë të drejtë që janë ngopur duke dëgjuar gjithmonë të flitet për migrimin në nivel europian dhe të mos ndodhë faktikisht asgjë”, tha para pak ditësh, kancelari Kurz.

Presidenca austriake gjashtëmujore zhvillohet nën moton: Një Europë që mbron.