Në Tetovë

Nga Nikollë LOKA

Erë bore ndjen në qershor,
shqip të flet
ëndrra që nuk vdes.
Në Tetovë
mali Sharr të pushon mbi krahëror,
dhe zemra të punon trefish.

Në Tetovë, malli bëhet erë,
ndër fusha të gjëra era fryn,
vjen nëpër kohë nëna Vojsavë,
të presë Skënderbeun me Moisiun!

Në Tetovë, zgjidh gurin,
– më tha syri,
unë zgjodha njeriun pa mëdyshje.
Kur fryn një erë bore në qershor,
njeriu qëndron stoik në këmbë,
ndërsa guri rrokulliset.