Nga: P.R
Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit, ku sipas Qeverisë këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin mjekësor të tij.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër deputeti Milaim Zeka.
Sipas tij, qeveria po e ndihmon milionerin e keqpërdoruesin ma të madh të parave të popullit, Bujar Bukoshin.(Nga: P.R, Bota Sot)
Ky është postimi i plotë:
Qeveria ndihmon milionerin Bujar Bukoshi, e nuk ndihmon Syle Sylanin
Prap 30-mi euro
Turpi i radhes te kesaj qeverie ashte me ndihmu milionerin e keqeperdoruesin ma te madh te parave te popullit, Bujar Bukoshin.
Nuk kam reaguar per veten time, kur me 2012 kam pasur nje nderhyrje kururgjike, e cila ka kushtuar 250 mi euro. Ama, nuk po mundem bre pa reagu kur kjo qeveri nuk e ka ndihmu Pr. Dr. Syle Sylanin, me 6500 euro, pas sulmit ne tru qe ka pesu, edhe eshte paralizu 70 %.
Po sa njeriu ne kete Kosove pret ndihme nga ky shtet? Po sa njeriu pret sherim, a buk nuk ka me hanger, e ju ijepni pare pareliut ma te madh te ketije vendi.
Zoti ka me ju vra, e populli ka me ju ndeshku permes votes…!!!
Marre! Marre! Marre!
(Në foto: Bujar Bukoshi).