Toyota Japoneze në Tiranë, te ALTO sh.p.k, pjesë e SIGAL Business Center

Miq,

Partneri i ri i Toyota për Shqipërinë është ALTO sh.p.k, pjesë e SIGAL Business Center. Falë kësaj marrëveshjeje, të gjithë klientët dhe përdoruesit e makinave Toyota kanë mundësi që të zgjedhin modelet më të mira Toyota në sallonin e ri, Autostrada Tirane-Durres km 5, ku ofrohen të gjitha shërbimet, që nga shitja deri tek shërbimet cilësore.
Në ceremoninë e inaugurimit mes pjesëmarrësve të shumtë ishin të pranishëm Ministri i Mjedisit Z.Blendi Klosi, Drejtori i Toyota Balkans, Z. Vayios Dotsikas, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri SH.T.Z Makoto Ito si dhe personalitete të lartë të politikës dhe biznesit.
Filozofia jonë është shërbimi ndaj klientit, që nga prezantimi i automjeteve në sallon, dhënies së informacionit të plotë për çdo model, asistenca pas shitjes dhe kryerja në kohën më optimale të këtyre shërbimeve. Përgjatë eksperiencës sime dhjetra vjeçare në menaxhimin e bizneseve të suksesshme, kam kuptuar se bashkëpunimet më të suksesshme janë ato ku ka shumë punë, përkushtim, korrektesë dhe besim dhe jam i kënaqur që bashkëpunimi me Toyota i ka të tilla cilësi që prej fillimit.

Drejtori i Toyota Balkans, Vayios Dotsikas shprehu bindjen e tij se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota-s në Shqipëri, duke thene:
“Jemi të sigurt se Toyota Balkans, importuesi zyrtar dhe distributor për rajonin, do të vazhdojë të mbështesë vazhdimisht zhvillimin e markës Toyota në vend. Jam i sigurt se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota në Shqipëri.”
Ndersa SH.T.Z Makoto Ito, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri u shpreh:

Unë jam shumë i lumtur të di që ky brand japonez po mirëpritet në Shqipëri. Pas ditës së sotme shpresoj se do të shoh akoma më shumë makina toyota këtu. Ne të gjithë e dimë se ky investim i prezantuar këtu sot është tepër kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit me anë të kontributit që jep ne hapjen e vendeve të reja të punes.
Avni PONARI
Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria.