Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot, në Kuvendin e VIII  zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar.

Haradinaj ka thënë se ky projekt nuk është i lehtë dhe e ngarkon me përgjegjësi dhe kandidatura e tij është serioze meqë qeverisin vendin dhe komunat.

“Me krenari e mburrje marrë përgjegjësinë me prijë AAK-në, edhe pse ka përgjegjësi dhe ka punë. Rritja e Aleancës është edhe rritje e Kosovës dhe nuk do të ndalem. Ne kemi punë para vetes për liberalizim, për zhvillim ekonomik dhe me rritje të fuqisë vlerës së qytetarëve me rritje të pagave”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti atdhetare, e vlerave të lirisë, të Kushtetutës, demokracisë dhe angazhohet për miqësi të përhershme me Amerikën, duke qëndruar paluhatshëm në rrugëtimin euro-atlantik.Kuvendi VIII Zgjedhor i AAK-së i fuqizoi edhe më tej këto zotime dhe parime partiake.Me krenari mora përgjegjësinë që të vazhdoj t’i prijë AAK-së, me synim krijimin e vlerës së re të një projekti serioz, me të gjithë qytetarët e vendit. Falemnderit Aleancë për besimin dhe na priftë e mbara!RH

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, 23 June 2018