Si u krijuan emrat e grupeve më të famshme të të gjitha kohërave?

THE BEATLES, anëtari i parë i bandës Stuart Sutcliffe erdhi me këtë ide, si ngacmim nga një shfaqje e grupit të Buddy Holly, grup të cilin anëtarët e adhuronin. Më parë ata përdornin emrin “The Quarrymen” ose rrallë “The Silver Beetles”. Më vonë ata e shkurtuan emrin e bandës, duke e quajtur thjesht “The Beatles”, për të theksuar ritmin e nevojshëm në muzikë dhe poezi.

I frymëzuar prej filmit “The Wild One”, Xhon Lenon bashkoi emrin “Beetles” dhe “Beat” duke krijuar emrin e përhershëm të bandës. Ai shprehej se kishte ëndërruar për një fëmijë, që vinte nga qielli dhe që i kishte thënë emrin “Beatles”.

METALLICA, Lars Ulrich po ndihmonte një mik të gjente një emër për broshurë të një bande, që luante muzikë metal. Mundësitë ishin midis Metal Mania dhe Metallica. Metal Mania u përdor për broshurën, ndërsa Lars e përdori Metallican për bandën e tij.

THE ROLLING STONES, u quajtën kështu prej një kënge bluz të Howlin Wolf, të cilën Keith Richards e pëlqente shumë në versionin e regjistruar prej Muddy Waters.

NIRVANA, është gjendje e përmendur nga budizmi si çasti i krijimit të lumturisë ideale të arritur prej asgjësimit të dëshirave vetjake.

THE DOORS, Xhim Morison lexoi poetin Uilliam Bleik, i cili shkruante “nëse dyert e perceptimit janë të pastra, atëherë për njeriun do të jetë çdo gjë ashtu siç duket”. The Doors shprehej se ka gjëra të njohura dhe të panjohura, e mes tyre qëndrojnë dyert.

DURAN DURAN, e morën emrin e tyre sipas personazhit të filmit “Barbarella”.

GUNS ‘N’ ROSES e ka zanafillën prej dy bandave “L.A Gunns” dhe “Hollywood Roses”. Kjo e fundit kishte si lider Axl Rose, ndërsa Traci Guns drejtonte bandën tjetër. Të dyja bandat frekuentonin të njëjtat klube, luanin atje muzikë dhe ishin miq.

PINK FLOYD, e mori emrin prej dy legjendave të bluzit në Xhorxhia, Pink Andersonit dhe Floyd Cuncilit, pasi në fillimet e saj banda e shihte veten si një grup bluzi.

U2 ka tri mundësi për emërimin e këtij grupi muzikor. Së pari mund të ketë ardhur prej aeroplanëve spiunë të Shteteve të Bashkuara të krijuar në vitet 1960. Së dyti i referohet shprehjes së shkurtuar “You too” (edhe ti), për të cilësuar rolin e rëndësishëm që luan audienca në përvojën muzikore. Së treti, U2 është një formë papunësie në Irlandë.

DEEP PURPLE, e mori emrin për shkak se gjyshja e Ritchie Blackmore pëlqente këngën “Deep Purple” të Bing Crosby.

ABBA, në gjuhën hebreje, “abba” nënkupton fjalën baba, por banda pretendon se nuk kishte asnjë dijeni për këtë ngjashmëri. Anëtarët e bandës deklaronin se kishin bashkuar inicialet e emrave të tyre: Agnetha, Bjorn, Benny dhe Anni-Frid, për të emëruar një nga bandat më të njohura të të gjitha kohërave.

AC/DC, mendohet se u krijua kur një anëtar i bandës e pa në një aplikim të zakonshëm dhe mendoi se kishte lidhje me pushtetin. Banda AC/DC është akuzuar për përmbajtje biseksuale, duke qenë se ky kombinim përdorej në zhargon për biseksualizmin, pretendime të cilat janë hedhur poshtë. Shpjegimi i dytë është natyra kundër gjithçkaje që banda reklamon, ka kuptimin e Against Christ/Devil’s Children (Kundër Krishtit/Fëmijët e Djallit).

THE BEE GEES është një bandë e viteve ‘60, që luante rrok të lehtë të njohur si muzika “disko”. Disa shprehen se “BG” do të thotë “Brothers Gibb” (vëllezërit Gibb). Një artikull mbi grupin shprehet se, ata kanë përdorur emrat e dy miqve që i ndihmuan: Bill Goode dhe një DJ Bill Gates.

GOO GOO DOLLS, më parë grupi përdori emrin Sex Maggots (Larvat e seksit), por një gazetë vendase nuk pranoi t’i publikonte me këtë emër, ndaj ata fare rastësisht e ndryshuan emrin në Goo Goo Dolls, sipas reklamës së një kukulle që po ta ktheje së prapthi qante.

GREEN DAY, ky emër ka tri kuptime. Së pari, mendohet të vijë nga një film fantastiko-shkencor, ku masat e mbipopulluara ushqeheshin me një lloj të veçantë ushqimi. Së dyti kur anëtarët e grupit u përjashtuan nga shkolla, drejtori u kishte thënë “kur të arrini të bëni ju ndonjë gjë për veten, ferri do të bëhet i gjelbër”. Së treti thuhet se në zhargon “ditë të gjelbra”, quhen ditët kur ke përdorur drogë.

KISS, sipas Paul Stranley, Kiss (Puthja e vdekjes) thjesht tingëllonte më e rrezikshme dhe më tërheqëse. Kiss i mohonte fjalët që shpreheshin se, emri i bandës së tyre kishte të bënte me “Kids In Service of Satan” (Fëmijët në shërbim të satanit), ose me “Keep It Simple Stupid”.

LED ZEPPELIN, Jimmy Page ishte duke pirë me Moon dhe Entwhistle, të cilët po talleshin me dy miq të bandës, Daltrein dhe Tounshend. Ata bënë shaka duke thënë se banda e tyre do të shkojë lart, siç mund të ngjitet një balonë plumbi. Kur Jimmy krijoi bandën e tij, ai e kujtoi këtë bisedë dhe mendoi t’ia vinte emrin bandës “Lead Zeppelin”, por meqë një bandë kishte emrin Iron Butterfly (Flutura e hekurt), ai ia hoqi shkronjën “a”. Pra, fillimisht banda kishte kuptimin “Balona e hekurt ose prej plumbi”.

OASIS, sipas origjinës britanike vendase kishte kuptimin e një kompanie taksish në Mançester, të një linje veshjesh për femra, të një lokali indian dhe të një klubi ku “The Beatles” luanin në fillimet e tyre.

R.E.M., sipas studimeve të ëndrrave, ky term i referohet lëvizjes së shpejtë të syve gjatë gjumit, kur personi që po fle është duke ëndërruar. Anëtari i bandës Michael Stipe shprehej se nuk kishte asnjë arsye përse banda ishte emëruar kështu.