Receta e ditës/ Peshk Shpatë i marinuar me krem molle

Përbërësit:

300 gr peshk shpatë

1 kokërr mollë jeshile

5 gr piper i kuq (kokërr)

mendër (për dekor)

kripë (sipas dëshirës)

piper i zi (sipas dëshirës)

 

Përgatitja:

Filetojmë peshkun shpatë. Në një tas shtrydhim një limon dhe marrim lëngun e një molle. I bashkojmë të dyja, shtojmë pak kripë, piper të zi dhe piperin rozë, në fund pak vaj ulliri. E përziejmë gjithë salcën për rreth 5 minuta që të përftojmë një shije të mirë.
Më pas shtrojmë në një tas filetën e peshkut. I hedhim salcat, e vemë për 5 minuta në frigorifer dhe më pas e shërbejmë me gjethe mendre dhe kuba akulli.