“Mafia” veshur me të bardha!

Nga Ilir KADIA

Erdh mëngjezi!-tha një zonjë e shërbimit. Sa veta jeni në dhomë, pyeti, dhe pa marrë përgjigje la tre tabaka dhe…. mëngjesi…! Ishte një gotë e qelqtë me tre gisht qumësht, pak reçel, sa një glasë pule, dhe një kuadrat djathë nga ai më i liri! Të tre racionet sikur të prerë me biometri!
Bah, thashë. Gjithë ato ilaçe të forta të marra gjatë natës as ti lagë nuk do mund kaq pak qumësht e as ti ëmbëlsojë glasa rreçel. Dola në ballkon të pavionit dhe…
Mbylle derën! -i thanë dy sanitare shoqës së tyre në fillim të pavionit, ndërsa ju afruan shërbyes së ushqimit me tasa shtëpie në dorë e letër floriri për djath.
Ah, thashë! Mafiozet! Vjedhin e ndajnë qumështin pluhur të të sëmurëve. Kot i shajnë ministrat e shëndetësisë, shefat e pavioneve, doktorët e pavioneve që sa u shkon të ofrojnë spitalin privat ku të presin mbasdite, sekserët e tyre që të ofrohen,sa zbret nga ambulanca me barrelë, me ofertën:”Tek privati vdes më mirë!“
Dhe tek rregulloja kameran e celularit ti bëja foto me tas qumështi ndër duar “mafiozeve” mend thyeva qafën nga rrëshqitja mbi një pllangë të bardhë qumështi derdhun mbi pllakat e korridorit të pavionit që tani e hapi derën të priste… antimafien veshur me të bardha!