Nga Edi RAMA – kryeministër i Shqipërisë
Çmimi Europian i Hapësirës Publike 2017, ku mes qindra veprave publike të përzgjedhura nga gjithë qytetet e Europës dhe mes 25 finalistëve (ku Shqipëria kishte 3 finalistë, Sheshin Skënderbej, Lungomaren e Vlorës, Shëtitoren Bregdetare të Himarës) sapo u dha!
FITUESI ËSHTË SHESHI SKËNDERBEJ
?
Ideja fituese e Konkursit Ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2008, u projektua e filloi zbatimin nën rrebeshin e sulmeve të qeverisë së kohës e të analistëve të çdo kohe. Më pas u varros nën tamponin jeshil me gardh makinash nga ata që dinë vetëm të prishin. E më në fund u bë realitet falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe rizgjimit nga gjumi të Bashkisë së Tiranës
?Pas një odiseje që zgjati plot 10 vjet, si një përplasje shembullore mes të ardhmes e të shkuarës, mes atyre që dinë ta duan Tiranën e Shqipërinë dhe atyre që Tiranës e Shqipërisë i bënë, sa herë mundën atë që s’ia ka bërë asnjë armik a pushtues, sot Sheshi Skënderbej që e deshëm me të gjithë forcën e vizionit e të këmbënguljes sonë, ka marrë të gjithë hakun që meriton
?
Faleminderit me mirënjohje të gjithëve, që nga ideatorët e projektuesit tek Bashkia e Tiranës e me radhë, inxhinierët zbatues, teknikët, punëtorët, lulishtarët e deri tek gurëprerësi i fundit, i qilimit kombëtar të gurëve të shtruar mbi HAPËSIRËN MË TË BUKUR PUBLIKE TË NDËRTUAR NË EUROPË NË VITIN 2018
?
(Dhe, faleminderit patjetër, edhe të gjithë sojeve të kundërshtarëve të projektit, të cilët ndihmuan në mënyrë të pamohueshme që koka jonë të bëhej më e fortë nga gurët e akuzave e sharjeve, balta e shpifjeve, dhuna e bllokimit e shkatërrimit taleban të një vepre kaq domethënëse për kryeqytetin e shqiptarëve, e cila do t’u mbetet brezave si simboli kuptimplotë i vizionit e dashurisë sonë për Tiranën e për Shqipërinë
?)
















