HILMI HARADINAJ DO TË PËRKUJTOHET SI ATDHETAR DHE SAKRIFIKUES I MADH PËR LIRI

Nga Harry BAJRAKTARI

Dje në Gllogjan të Deçanit, me nderime të larta shtetërore u Vorros Hilmi Haradinaj, babai i dy dëshmorëve të kombit, Shkelzenit dhe Luanit. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë personalitete, një masë e madhe e qytetarëve nga Kosova, Shqipëria dhe trojet e tjera etnik shqiptare. Në mesin e tyre ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Princi leka II e personalitete të tjera të shtetit dhe të partive politike.
Unë me Rrustem Gecin dhe djalin e tij Avni Geci nga New York-u erdhem dje në Kosovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit Hilmi Hardinajt. Mirëpo, rruga e largët bëri që ne të tre, të mos mbërrijmë me kohë në ceremoninë e varrimit.

Me Rrustem Gecin dhe djalin e tij, Avniun, menjëherë pasi arritjes në Kosovë, shkuam në Gllogjan për t’ i shprehur ngushëllime familjes Haradinaj, Kryeministrit Ramush Haradinaj, deputetit të Kuvendit të Kosovës,Daut Haradinajt dhe anëtarëve të tjerë të kësaj familje, e cila dha gjithçka për lirinë e Kosovës.
Dje, gjithashtu bëmë homazh edhe te varrin i Hilmi Haradinajt në Gllogjan, ku përkujtuam kontributin e tij që i dha Kosovës, duke sakrifikuar gjithçka për të dhe kombin tonë.
Hilmi Haradinaj rriti me plot vuajtje fëmijët e tij, duke i edukuar dhe frymëzuar për lirinë e Kosovës kundër pushtimt serb.

Hilmi Haradinaj do të kujtohet gjithmonë si prind, atdhetar dhe sakrifikues i madh për liri të Kosovës.

Harry Bajraktari
Kosovë, 2018