Lulzim Basha mori pjesë në Ceremonitë e Përcjelljes Mortore të Hilmi Haradinajt në Deçan të Kosovës

Kryetari i PD e Opozitës, Lulzim Basha mori pjesë në ditën e sotme në Ceremonitë e Përcjelljes Mortore të Hilmi Haradinajt, baba i Ramush Haradinajt, i dy heronjve e tre gjeneralëve të Kosovës. Ai shoqërohej nga nënkryetari i PD e nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Paloka dhe kuadro e deputetë të PD e të Djathtës Shqiptare.

Z. Lulzim Basha, kryetari i Opozitës Shqiptare, njëherash “Qytetar Nderi” i Deçanit, ka bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit Hilmi Haradinaj, te Kulla Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, mori pjesë në Mbledhjen Komemorative dhe në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i shprehu falenderimet e tij kryetarit të PD e Opozitës, Lulzim Basha, për nderin që iu bënte me ardhjen e pjesmarrjen e tij në Ceremonitë e Varrimit të babës së tyre, Hilmi Haradinaj.