NARRACIONI EROTIK ME STRUKTURIM TË PËLQYER

Nga Boksh Baruti

( „Cubat e Llukës“, roman i Halil Rrustemaj, botoi Shtëpia Botuese „Ndërkunxhe“, Prishtinë, 2018)

Lexuesit tanë sikur janë në kërkim të një proze më një qasje të re.
Ky kërkim vjen si nevojë e domosdoshëm që lexuesi ti afrohet librit. Mirëpo diçka e ngjashëm vlen edhe për autorët të cilët duhet të u sjellin lexuesve prurje të reja. Mes atyre autorëve që ka një qasje të tillë do të përmendja prozatorin dhe romansierin e talentuar që premton shumë, sado që i ka kaluar të gjashtëdhjetat, e ky është Halil Rrustemaj. Z. Rrustemaj, si autor i ri, më romanin, “Cubat e Llukës”, në prozën tonë ka bërë kthesa duke ditur me mjeshtri të kapë tema që janë aktuale për shoqërinë tonë. Pra tema erotike më taban nga proza e jonë popullore dhe folklorike.
Rrustemaj, me një thellësi shpirtërore, ndjesi artistike, ka fisnikëruar letërsinë tonë, duke i sjellë asaj vlera, për çka edhe shpresojmë se do të nderohet me shumë çmime nga shoqatat dhe lidhjet tona që janë krijuar kudo, bile edhe nëpër hale. Sepse si e tillë edhe është shkrua ky roman. Në ketë prismë mund të themi se autori në fjalë, është një krijues i cili rrugëton kujdesshëm qoftë në rrugën e gazetarit televiziv, qoftë në atë të prozës, duke ditur të shpërndajë brendinë ideore të fjalës së shprehur në art.
Edhe romanin “Cubat e Llukës” e ka shkruar me vullnet, përkushtim, qëndrueshmëri, për të i ofruar lexuesit të bukurën në art e sidomos erosin dramatik, me përkujdesje që mos të krijoi te lexuesit diçka të mërzitshme, e as monotone. Ai di të zgjedh sekrete të cilat e tërheqin lexuesin dhe e mbanë të mbërthyer pas vetes të mos braktisë leximin deri të e ketë përfunduar në tërësi dhe e bënë të i ketë lënë mbresa sado që mund edhe të lagët nga djerset.
Rrustemaj është i kujdesshëm në zgjedhjen e personazheve duke ditur të radhis mjeshtërisht të bëmat e tyre, rolet, funksionet e tyre, me të cilat ua servon lexueseve shijen e një vlere dhe të një libri të suksesshëm, ku lexuesi me padurim pritë të lexoj librin tjetër të këtij autori.
Në roman janë një varg personazhesh shumë karakteristik si; Baca, Dada, Qeli, Plaka e mëhallës, poeti i katundit, Rrotllaxhiu e etj. Është befasi se përherë të parë në ketë roman ka personazhe mjaft të rëndësishëm nga fisi i kafshëve si; Laruka, Taraku e tjera, e këtu autori është shumë i vëmendshëm në përshkrimin e dashurisë mes njeriut dhe kafshës. Mendojmë se nganjëherë autori në këto marrëdhënie ka kaluar në banalitet, por që letërsia e jonë duron gjithçka. I duron edhe hajvanatat…
Ngjarjet e romanit nis në një qytet të Gjermanisë ku disa të dashuruar në Facebuk kanë vendosur të tregohen si të arritur në shkallën më të lartë të mendimit filozofik edhe në qytetin, katundin dhe mëhallën nga kanë ardhur. Personazhi kryesor Baca, i dashuruar në vetveten, duke menduar se është “nëna e filozofisë moderne”, me i mençuri në nahijen nga vjen, fillon të dërdëllisë gjithçka, herë si patriot, herë si kuvendar, herë si poet e herë si kritik. Mirëpo, kur kthehet në nahijen e vet, demoralizohet dhe hidhërohet pse askush nuk po ja varin shumë si filozof, sado që në komentet e tija në Facebuk merr për ditë nga qindra mijëra “like”. Ky mos respektim si më i mençuri i mëhallës, i katundit, i nahisë nga njerëzit që i takon, e bëjnë nervoz. Mirëpo befasi ndodh, kur disa gra të moshuara, disa vejusha të Facebukut e marrin me të mirë duke i shkrua vazhdimisht se: “Ti je mbreti i Facebukut…Taraku i Facebukut…”, dhe të gjitha ato dashurohen në te. Edhe Baca mendon se me të vërtet aq i mençur dhe i pashme është sa i hyn vetja në begeni. “Lëshon mustaqet kaqadrem/ si majmuni kapet n´gem…”, thotë autori. Këtu edhe fillon drama e romanit, për të arritur kulmin kur veç e veç iu kushton poezi, letra dashurie, himne, oda… bile-bile edhe Larukës, Galës, Murricës… ua kushton nga një serenadë.
Mirëpo, romani arrin zenitin kur Baca bie në konflikt me disa cuba që ja paskan prishur terezinë. Këtu nis lufta mes tij dhe atyre, që autori i quan “Cubat e Llukës”. Kjo luftë se kush me marrë primatin e “cubit” në aspektin kombëtar i prish punët. Si burim i gjitha akuzave, bartës i sakrificave në ngjarjes na del Qeli, i cili pa i pas hak as hile askujt, akuzohet si plangëprishesh i planeve të Bacit, dhe pesha e rëndë bie mbi te. Në këtë ndyrësi rol lozin edhe lidhjet apo grupet e formuara nëpër haletë e Gjermanisë.
Në fund mund të themi se romani i Halil Rrustemajt, “Cubat e Llukës” është një libër vlerash me një vokabular shprehës, i pasuruar me shprehje nga këngët erotike popullore, duke i lidhur ato me mendime artistike, duke dhënë figuracione të mjaftueshme organeve gjenitale qoftë të femrës qoftë të mashkullit. Autori përmes figurës se Bacës na përshkruan mirë si duken ato ose se si duhej të dukeshin…, Gjuha në ketë roman është e rrjedhshme dhe ka muzikalitet edhe pse herë-herë e shkruar në dialektin gegë dhe nëndialektin nga e ka gjininë gruaja Bacit. Prandaj ky libër meriton të bie në duar të çdo lexuesi të vëmendshëm, madje pasuron bibliotekën e çdo lexuesi të mirëfilltë.