Kënga e fisnikut arbër Millosh Kopiliqit

“N’Fushë Kosovë Murati i parë,
kamturqisht rrin fitimtarë.
Prej Drenice del një djalë,
fluturon mbi kalë të bardhë,
mespërmes i bien ushtrisë,
shkon e i falet naltmadhnisë.

Tungjatjeta naltmadhni,
jam një arbër vendali,
shpata jote nuk u theka,
hovi yt prapë s’u ktheka,
kurrë ma mirë
ti s’ke dhanë provë
sesa sot në Fushë Kosovë.

Un kam ardhë pa vonue
ta puth dorën me t’nerue.
Zgjatët mbreti i jep kamën,
ngrihet djali i ban gjamën,
mik pa thirrë
ki ardh prej Azie n’Dardani,
me na marrë magjet e miellit,
me na zanë hiset e diellit,
gjithë ushtrinë e paq me shnet,
kjo Arbni ka bijt e vet,
ta vej kryet maje kapices,
jam Miroshi prej Drenicës,
mbret e krajl shpesh gabohen,                                                                                                                                                     t’bijtë e Arbnit nuk poshtohen”.

(Popullore)

________________

Shënim: Një pjesë shumë e rëndësishme e shpirtit tonë dhe kuptimit tonë mbi botën është e ndikuar prej miteve, që transmetojmë prej paraardhësve tanë dhe me anë të cilave ne forcojmë identitetin tonë. Në Fushë Kosovë serbët përkujtojnë vrasjen e Car Llazarit; turqit përkujtojnë vrasjen e Sulltan Muratit I.Nevoja për mitin shqiptar të luftës së Fushë Kosovës; nevoja për memorial kushtuar Heroit të Betejës së Kosovës, fisnikut arbër Millosh Kopiliqit, i quajtur i tillë nga studiues me autoritet shkencor ndërkombëtar. Nevoja për të përkujtuar sakrificën sublime të mijëra shqiptarëve në atë betejë – komenton studiuesi e krijuesi mirditor Nikollë Loka.