26 GUSHT 2018 – 15 VJETORI I “FESTËS SË BYTYÇIT”, “FESTA E PLISIT TË BARDHË”

Tiranë më 15.06.2018

Njoftim i Shoqatës Mbarkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.

Kanë filluar pregaditjet për festimin e 15 vjetorit të “Festës së Bytyçit”, datë 26 Gusht 2018.

Kjo festë vijon të jetë një festë “bio shqipëtare”, jo sektare, pa perkatësi krahinore, bindjesh politike dhe konfesioni  fetar.                                                                                                                                                                                                       Më datën 13.06.2018, në kuadër të pregaditjeve për mbajtjen me 26 Gusht 2018, të “Festës së Bytyçit” të emërtuar si “Festa e Plisit të Bardhë si një nismë për t`u shpallur festë mbarkombëtare”, të ngarkuarit e kesaj shoqatë morën kontakt me pronaren dhe Drejtoreshën e Teleferikut për në Malin e Dajtit mbi Tiranë, Zj. Migena Malo, mike e nderuar e kësaj shoqate.

Në vijim të traditës familjare, si çdo herë tjetër edhe ketë radhë u’pritëm bujarisht nga ana e saj dhe pa mëdyshje ajo e garantoi ndihmën e sai të pakursyer, si dhe lehtësirat e mundshme për të kontribuar që dita festive të arrijë që të jetë sa më mirë e organizuar dhe pjesëmarrësit në të ta kalonin sa më gezueshëm e hareshëm.
Përfundimish u’ra dakort që lëvizja e pjesëmarrësve të cilët oriontohen për nga teleferiku i cili shpejton mbrritjen për në destinacion vetëm në 13 minuta, për atë ditë festë (vajtje-kthim), për në vëndin e mbajtjes së saj të jetë me 60% ulje ose vetëm 400 lekë për person.
Pra gjithsejcilit që do marrin ketë kahje udhetimi, i duhen vetëm 13 minuta për t’u ngjitur me teleferik në malin më të lartë të Tiranës, në Dajt, i cili është 1613 m i lartë.

Po ashtu u’ra ne dakort që festimet të mbahen në ambjetet e teleferikut në Dajt, fillë sapo zbret prej tij në një lëndin të pershtatshme, vend që ketë radhë ka 3 vite ku mbahet festa duke u’afruar pjesëmarrësve mundësi dhe akomodim të pershtatshëm me qëllimin e vetëm që për gjithsejcilin ashtu sikurse edhe deri tani të mbetet një ditë e shënuar për mirë në kujtesën e tyre.

Po ashtu nga ana e Zj. Migena Malo, na është mundësuar që lëvizja deri në 35 veta të cilët do të realizojnë disa ditë para festës një spot filmik e fotografik, pikërisht atë ditën që do percaktohet realizimi i tij, ku vajtje-ardhja me teleferik do të jetë falas prej tyre.

Kurse nga ana e saj u’kërkua që ne t`i porosisim të gjithë pjesëmarrësit që ashtu sikurse edhe vitet tjera, të mbajnë pastër ambjentin nga mbeturinat, të ruajn pyllin nga çdo rrezik zjarri që mundet të vijë prej tyre, si dhe rregullin dhe qetësinë e cila sikurse edhe vitet tjera të jetë shembullore.
Në ëmër të Shoqatës Mbarkombetare “Bytyçi”, u’vlersua dhe vlersohet lartë kontributi që kan dhënë dhe po japin pronarët e teleferikut.

Shoqata Mbarkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren