Ju faleminderit, Petrit Palushi !

Nga Bahri Haki Hoxha – Itali

Të dashur miq:

Duke e ndjerë si obligim moral shpreh falenderimin e pa kufijshëm për shkrimtarin dhe intelekualin e çmuar të qytetit të Kukësit z.Petrit Palushin për kontributin e çmuar e të pa krahasuar, pasi për 26 vjet ka hulumtuar dhe mbajur ndezur figuren e martirit HAVZI NELA.
Me shume bindje, pa kontributin e tij, kjo figurë do të ishte mbuluar me pluhurin e harresës, si shumë figura të tjera.
E dimë se ky aktivitet ka patur dhe kosto për hulumtuesin, pasi të gjithë e njohim kohën që jetojmë.
Sot,  në qytetin e Kukësit si shpend i çliruar, Havi Nela, hijeshon.
Havzi Nela sfidon.

JU FALEMINDERIT PETRIT PALUSHI!