Kryqëzimi i të madhit Robert Ndrenika (!)

Grafikë artisti AVNI DELVINA nga cikli “DOPIO GJASHTA”

Kjo grafikë me kryqëzimin e të madhit Robert Ndrenika paraqet një situatë dramatike që po e ndjekim të gjithë….

Fati është i pamëshirshëm dhe nuk i shpëton dot. Artistët tashmë janë të detyruar të përballen të vetëm në betejë dhe ju ka ngelur dopio gjashta në dorë.

Një pjesë e tyre të ndrojtur dhe të trembur janë larguar nga beteja… një pjesë tjetër është ajo që ka dalë nëpër foto me kryetarin e bashkisë në mbjellje pemësh, edhe ajo është larguar…. një pjesë tjetër që edhe për faktorin moshë mund të ishin në ballë të betejës, janë larguar për arësye kavalereske.

Arsye kavalereske mund të quhen elementë si psh. miqësia me drejtorin e teatrit, dhe dihet që miqësia për shqiptarin është e shenjtë…. një pjesë tjetër është larguar nga beteja edhe për arësye origjine majtiste dhe e ka të vështirë të përplaset me një qeveri të majtë…

Në fund fare artistët do të ngelen rreth 30 vetë dhe mbase kjo betejë do të ngelet në histori si Beteja e Termopileve e cunguar në numër, ku spartanët do të jenë në vend se 300, vetëm 30…

Pa dashje erdhi koha që artistët shumë nga rolet që kanë luajtur në skenë, t’i bëjnë realitet!