Ti je shkrimtar dhe ky është mëkati yt që nuk ta falin liliputët e mjerë, bollat e urrejtjes

I dashur Havzi Nela,
Fjalimet e shkrimtarëve në sallën e pallatit të kulturës Hasan Prishtina janë fjalimet më brilante që kanë mbajtë ndonjëherë shkrimtarët duke u nisë nga nderimi për ty, për vepren e krijimtarinë tënde letrare .

Çdo sallë e botës, cdo qytet, do ta shënonte si ngjarje kulmore historike pjesëmarrjen e 26 shkrimtarëve për të nderuar një poet, sic të nderuan ty dhe fjalimet e 15 shkrimtarëve qe u mbajtën dje për ty dhe lirinë do të gdhendeshin në muret e kalasë së kujtesës së qytetit.

Havzi, ne kemi folë bashkë gjatë dhe ti e di se ka ish mbret, ish president, ish kryeministër, ish dreq po të duash, por nuk ka ish shkrimtar, siç thotë miku im Lazër Stani. Ti je shkrimtar dhe ky ndoshta është thellë thellë mëkati yt që nuk ta falin liliputët e mjerë, bollat e urrejtjes.

Rexhep SHAHU