A E SABOTOI KADRI VESELI FESTËN E 140- VJETORIT TË LIDHJES SË PRIZRENIT?

Nga Reshat SAHITAJ

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është sinonim i bashkimit të trojeve shqiptare, dhe më rastin e 140- vjetorit në qytetin historik kishin ardhur mijëra qytetarë nga të gjitha viset e trojeve shqiptare për të qenë pjesëmarrës direkt në këtë ngjarje mbarëkombëtare. Në të gjitha rrugët kryesore të qytetit valonte flamuri kuqezi , e qytetarët tanë të veshur më rrobat më të mira të tyre Prizrenit ia shtonin gjallërinë. Personalitete të larta politike nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia ecnin lirshëm duke u përshëndetur me qytetarët entuziastë për t’ua shtrënguar duart, apo për t’ua dhuruar një buzëqeshje. Në mesin e tyre shkëlqente figura e Ramush Haradinajt, Ilir Metës dhe e Rifat Jasharit, që është bartës i emrit familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit.

Si u sabotua festa?

Mediet shqiptare të prira për skandale e disa të financuara UDB-ja, e kapën një femër shqiptare, e cila e mori mikrofonin pa qenë e ftuar të fliste dhe Ramushin duke e lutur ta lëshonte foltoren. Ky ishte lajmi qendror i ditës që brenda disa orëve u bë pjesë e rrjeteve sociale, duke e përshkruar Ramushin si kryeministër brutal që po i kthehet zanatit të vjetër. Po të analizohen mirë rrethanat e kësaj ngjarje opinioni ynë do të kishte një pasqyrë tjetër, dhe pa asnjë dyshim do të mësonim se skandali ishte i kurdisur shumë më herët. Femra, e cila u përvodhë më shpejtësi që të përfitonte rastin sa askush nuk gjendej para foltores dukej se paraprakisht e kishte marr dritën e gjelbër për të shkaktuar incident, por para se të konkludojmë se a ishin prapaskena apo çdo gjë ndodhi rastësisht bashkërisht po e analizojmë rrjedhën se si dikush i krijoi kushtet për ta prishur festen mbarëkombëtare. Shumë ditë para festës Kryeministria kishte lëshuar ftesat për personalitete politike dhe kulturore që menduan se duhet të ishin pjesë e këtij manifestimi. Ata që i kanë ftesat mund të konfirmojnë se ceremonia kryesore do fillonte në orën 10.00, dhe kjo ishte e planifikuar shumë javë më herët. Pa asnjë paralajmërim katër -pesë ditë para 10 qershorit, vetë Kadri Vesil i çon fjalë Ramushit se ceremonia duhet të shtyhet për një orë më vonë. Si mund të shtyhej ceremonia kur ftesat ishin dërguar kryetarit të Shqipërisë, kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferit , Paskal Milos …. e të gjitha ambasadave të huaja ?! Në orën dhjetë do të mbajë seancë Parlamenti i Kosovës, ti si qeveri mbaje pas meje, dhe nuk bëhet ndryshe, tha Kadri Veseli në vete apo ndoshta edhe Ramushit. Një boss e ka Kosova dhe i duartrokitën sejmenët e tij të klanit “Pronto”. Ramush Haradinaj kishte mbetur i stepur, nuk kishte forcë politike të kundërshtonte, andaj duhej ta pranonte kushtet e kryetarit të Kuvendit dhe bossit të klanit “Pronto”. Ora 10.10 minuta, karriget e përgatitura enkas për deputetët dhe ministra u zunë secili në vendin e vetë. Unë dhe ekipi im i shkrimtarëve pa dashje u gjendem në mesin e deputetëve, ku para meje kisha VV-në dhe LDK-në e pas meje NISMA-n. Ora 10.15, Kadri Veseli e mori fjalën dhe foli shkurtimisht. Kadriu e ftoi Ramushin për një fjalë rasti. Edhe pse fjalimi i Ramushit ishte i shkurtër, por domethënës, para meje Mimoza Kusari Lila fliste më zë më disa deputetë të LDK-së dhe më shumë bënin shaka se sa e dëgjonin Ramushin. Nga të qeshurat këtyre deputetëve të LDK-së (duke e përjashtuar Avdullah Hotin), që kishin ardhur për të mos dëgjuar dukej një urrejtje jo vetëm ndaj Ramushit, por edhe ndaj FSK-së. Më parakalimin e trupave të FSK-së, Mimoza Lila Kusari u ngrit dhe iku bashkë më shumicën e deputetëve. Ikja e Mimozës ishte një shprehje e mosrespektimit të forcave të FSK-së dhe shtetit të Kosovës. Ikja e Mimozës dhe disa harbutëve deputetë të LDK-së që ishin ulur para meje, që mos të shihnin trupat e FSK-së ishte akt i turpshëm që historianët dhe sociologët do ta klasifikonin akt tradhtie. Ikja Mimozës dhe disa deputetëve harbutë për të mos parë defilimin e forcave tona është shenjë se këta nuk e meritojnë titullin deputetë, por janë harbutë e nëse do thellojmë më thellë pa asnjë dyshim do gjejmë një biografi të dyshimtë të tyre. Në këto rrethana femra e pa ftuar mori guximin të merrte fjalën.

A duhet të arrestohet kjo femër ?

Sikur rasti të kishte ndodhur kudo në një shtet të civilizuar, kjo femër automatikisht do ishte arrestuar dhe do të dënohej hiç më pak se tre muaj burg. Çka e shtyri këtë femër të fliste për një temë që nuk i përkiste ngjarjes? Pse kjo femër fliste më zë të lartë thuajse asaj iu kishte bërë ndonjë padrejtësi?! Ajo mburrej që ishte stërmbesë e gjeneralit Deralla të kohës së Lidhjes së Prizrenit, mirëpo çka kërkonte ajo?! Çfarë mund t’i ndihmonte asaj qeveria e Kosovës?! Në këtë mes trashëgimtar i familjës Deralla është edhe Hazir Deralla, një aktivist i vjetër i çështjes kombëtare, me të cilin kam vepruar dekada të tëra, por ai nuk u ngrit. Pse kjo femër mori fjalën ?! Nëse ajo femër e ndjente vetën krenare më origjinën e saj familjare, duhet t’ia përkujtoj se unë isha ulur bashkë më trashëgimtarët e familjes së Ymer Prizrenit e që shtëpinë e kishin aty. Pse nuk u ngrit mbesa e Ymer Prizrenit e të kërkonte diçka?! Trashëgimtarët e familjes së Ymer Prizrenit iu afruan Jahja Llukës, shefit të Kabinetit të Kryeministrit, dhe i treguan se ishin prezentë dhe u përshëndetën ngrohtësisht nga Ramush Haradinaj për disa sekonda e asgjë më shumë. A ishte momenti që ajo femër të dilte e të çirrej më një histeri e të fliste për meritat e familjes së saj?! Se çdo gjë ishte e planifikuar për t’u sabotuar janë faktet e pakontestueshme e që janë të incizuara nga kamerat e shumta, kur Kadri Veseli para mikrofonit tha se përfundoi séanca. Pas fjalës së Kadri Veselit të gjithë u ngritëm duke menduar se përfundoi programi. Në këtë konfuzitet u ngrit Ramush Haradinaj dhe mori mikrofonin duke i lutur deputetët dhe publikun që të qëndronin, ngase programi tani po fillonte. Kadri Veseli nuk e lejoi të fliste Ilir Metën e as Talat Xhaferin, e as Rifat Jasharin, sepse ai na tha se programi u krye. Fakti i dytë se femra ishte e kurdisur nga PDK-ja, është se gjersa femra çirrej mikrofoni ishte i ndalur e zëri saj nuk dëgjohej, por në këmbë u ngrit bossi Kadri Veseli pa e pyetur askënd ia lëshoi zërin që femra të dëgjohej duke treguar përralla që sikur gjeneral Deralla të ishte gjallë do t’ia kishte prerë kokën më shpatë. Pse Kadri Veseli të paraqitej demokrat i rrejshëm? Po sikur e njëjta femër të kishte dalë në Kuvend e të fliste pa e pyetur Kadri Veselin , a do t’ia kishte lëshuar zërin mikrofonit ?! Jo! E njoh Kadri Veselin dhe e di që ajo femër më nuk do ishte shëruar javë të tëra nga plagët e truprojave. Ra kjo ngjarje, dhe mendoj se Qeveria e Ramushit pak muaj më vonë do të rrëzohet nga Kadri Veseli alias PDK-ja. (KosovaSot)