Në Hollin Protokollar të Kryeministrisë u mbajt konferenca për mediat e SIGAL UNIQA Group Austria

Sot në Hollin Protokollar të Kryeministrisë u mbajt konferenca për mediat e SIGAL UNIQA Group Austria, ku merrnin pjesë Zv. Kryeministrja e Shqipërisë Znj. Senida Mesi, Z. Andreas Brandstetter CEO i UNIQA Insurance Group, Z. Avni Ponari CEO i SIGAL UNIQA për Shqipërinë-Kosovën dhe Maqedoninë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj, Ministra e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, Zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Elton Haxhi, Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme, Znj. Kleopatra Maliqi, Nën-Kryetarja e AMF-së Znj. Mimoza Kaçi, ministra dhe përfaqësuesë të tjerë të qeverisë, përfaqësuesë të institucioneve financiare dhe diplomatike në Shqipëri, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Z. Johann Sattler etj.

Boshti i takimit me mediat dhe përfaqësuesit e biznesit dhe të qeverisë sot ishte risitë që kompania SIGAL UNIQA sjell për qytetarët nëpërmjet dixhitalizimit dhe inovacionit.
SIGAL UNIQA është e para kompani në Shqipëri që futi shitjen online të sigurimeve. Sot ajo numëron 8 produkte sigurimesh online.
Së fundmi, SIGAL UNIQA ka dalë me aplikacionin e ri online të dedikuar për sigurimet, ku qytetarët jo vetëm mund të marrin të gjitha informacionet që ju duhen për sigurimet dhe të blejnë online sigurimin që ju duhet, por në kohë reale mund të aplikojnë për dëmshpërblimin.
Zv.Kryeministrja Mesi e vlerësoi kompaninë SIGAL UNIQA si kompani novatore dhe me produkte me cilësi europiane që i shërben klientëve dhe të gjithë tregut më së miri. Ajo gjithashtu tha se qeveria po shikon që ligji i ri ku parashikohet edhe funksionimi i sistemit Bonus-Malus të vihet në jetë.
SIGAL UNIQA, në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të saj, organizon nga datat 4-8 qershor 2018, të parin Forum Ndërkombëtar të Industrisë së Sigurimeve në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mbi 120 CEO dhe Kryetarët e Bordeve Drejtuese të kompanive UNIQA Insurance Group nga 16 shtete Europiane.