MALËSIA E MADHE BUJARE ZEMËRMADHE, NUK KA KURRFARË KUPTIMI TË PËRGOJOJË QOSEN E MADH!

Nga Prelë Milani

Aq shumë është abuzuar me titujt dhe dekorata e nderit në Shqipëri sa të dukën si prerje estetike liretash te dala jashtë qarkullimit me hyrjen fuqi të euros !
Nuk mund të thuhet kështu per rastin konkret. Qosja është i Vuthaj .Në Dukagjin kurë vihej në pah një person i thoni “Si me kenë djalë Vuthajsh” Vuthajt janë gjymtyre organike e Kelmendit, Kryefjalës qëndrestare të Malësisë se Madhe
Në statistikat e sfidave historike të Malësisë madhe Kelmendi është si Reali i Madridit ne Çempjos ndaj Barcelones (Hoti e te tjerëve). Edhe Rexhep Qosja është një Ronaldo në krahasim me figurat e tjera shume te nderuara te dimensioneve kombëtare që nënvizon me germa kubike zoti Ejll Miculi.
Qosja është nj ë mal në vargun letrarëve shqiptarë, nuk është as ngjëll i pa përlyer, as djall që ruajna Zot prej ti! Personalitet të kalibrit të tillë janë pa dyshim poliedrik dhe kompleks si viti me katër stinë .
Nuk mallkohet me vrer gjithë motmoti per disa javë me borë e murla ose stuhi e vetëtima.
Kreshtat nuk shpëtojnë dot prej mjegullave dhe reve reshse ndaj na duken të zymta e te egra por kur kthjellohet moti e lindë dielli kreshtat rrezatojnë hijeshi, krenari dhe madhështi.
Fytyra e rrudhosur e Qoses si lëvozhgë bungu të vjetër mbuluar me myshk, është vetë jeta dhe historia e tij dhe kombit të tij. Në fushën e letrave qose ka bërë më të mirën që mund të bej një akademik per vendin e vet. Nuk ka shkëlqyer në politikë pasi lisa hormoç të tillë nuk mund te shtien rrejë mpçalishtë . Pyetja retorike Çfarë beri Qosja per Malësinë e Madhe më duket intriguese dhe pa vend.
Mos vallë Qosja do vinte të shtrojë trotuaret e Koplikut apo ngre një shtëpi kulture në Malësi të Madhe, ose t’u gjej treg per duhanin dhe bimët medicinave .
Malësia e madhe me zemër dhe bujari të madhe, nuk ka kurrfarë kuptimi të përgojojë Qosen e madh per një falënderim kaq modest e simbolik si dekorata që mori dje.
Ma do mendja se Zoti Tonin Morinaj e ka aq integritet sa nuk kishte nevojë të merrte lejen e” Zotave” per një atribut që i takon Keshillit Bashkiak dhe Bashkise qe drejtohet nga ai.
Pasionet Politike në Shqipëri akoma edhe pas 28 vitesh mbetën droga më e fortë me pasoja akute per mendimet dhe qëndrimet tona, duke arritur deri në përbaltje ndaj ço të gjalli e te vdekuri.
Kush hell vickla në drejtim Qose gabon, pasi Veleçiku nuk shkapërcehet me guraleca