PROTESTË: Shpërthimet e fuqishme të minave në ndërtimin e HEC-it i dëmtojnë kullat e malësorëve të Dragobisë

Nga Besmir LUSHAJ – Tropojë

Që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm një grup banorësh të Dragobisë kanë bllokuar rrugën për në Valbonë në shenjë proteste ndaj shpërthimeve të fuqishme me mina nga firma Gener 2 e cila po kryen një masakër të paprecedent në perlën e turizmit malor shqiptar.

Shtëpitë e banorëve kanë pësuar dëmtime të rënda nga rrëshqitja e gurëve si pasoje e shpërthimeve me mina nga barbarët e derdhur si ushunjëza mbi luginë.

Kazani mediatik shqiptar vijon të gatuajë çorbën e hyzmetqarit. Top Qenefi me simotra, asnjë lajm për protestën e banorëve të Dragobisë.
Media banditeske, të ndyra, të paskrupullta.