Presidenti Amerikan Donald Trump sapo ka mbërritur në Singapor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur këtë të diel në Singapor, ku do të pritet që ditën e martë të mbahet takimi historik me Kim Jong Un.

Presidenti ka udhëtuar me Air Force One, Boeing 747 nga Kanadaja ku ka marrë pjesë të premten dhe të shtunën në samitin e G7.

Orë më parë se Presidenti Trump, në Singapor ka mbërritur Lideri i Koresë Veriore i cili ka mbajtur një takim me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong. Trump është pranuar nga funksionarë të Singaporit dhe pritet që të shtunën të takohet me kryeministrin e këtij vendi.