Kryeparlamentari i Kosovës bënë nderime te varri i Mic Sokolit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Slivovë të Ferizajt , ka bërë homazhe pranë varrit të njërit prej drejtuesve kryesorë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe komandantit të njohur të njësive luftarake të saj, Mic Sokoli – Hero i Shqipërisë dhe i Kosovës.

“Shenjat e sakrificave tona për liri janë në çdo cep të Kosovës. Do t’i kujtojmë e nderojmë gjithmonë, si pjesë të pandashme të identitetit tonë historik e shtetëror”, theksoi me këtë rast kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli në këtë ceremoni solemne te varri i Mic Sokolit.