Hotjanët e Plavë-Gucisë emigrantë në SHBA do të mbajnë më 17 qershor Piknikun Vjetor 2018

Mërgimtarët nga Hoti i Plavë-Gucisë do të mbajnë piknikun e tyre Vjetor me datën 17 Qershor 2018.

Është kjo edhe një mënyrë tjetër e përafrimit dhe tubimit në mërgim në mes familjeve  dhe të vëllazërisë së gjërë të Hotit të Plavës.

Në këtë mënyrë takohemi në mes veti në natyrë dhe gjithësesi të njoftohen në mes veti gjeneratat e lindura dhe rritura në mërgim.

Ftojmë hotjanet që të marrin pjesë masivisht që kjo ditë të mbetet në kujtimet tona për nji  kohë të gjatë si dikur në vatrat tona për rreth sofrës hotjane si vëllezër që jemi:

Pikniku mbahet me datën 17 Qershor 2018, duke filluar nga ora 10:00 AM  në  Franklin D. Roosevelt State Park që gjendet në këtë adresë: 2957 Crompond Rd, Yorktown Heights, NY 10598 .

JU MIRËPRESIM!

__________________

Foto reklama dhe nga Pikniku i Hotjanëve në vitin 2017.