Ëndrra e fundit

Nga Nikollë LOKA

Erdhe të më thuash: Kthehu te kjo botë,
gjumi është i rëndë dhe ëndrra të gënjen,
unë në sytë e tu dalloj veç lotë,
një mëngjes me vesë që më pëlqen.

Erdhe të më thuash: Dita ndryshoi ngjyrën,
lulet në kopësht kanë tjetër fytyrë,
seç m’u kujtua: Ishte hile,
kur u mbyta në sytë e tu pasqyrë.

Se në lotin tënd e njoha qiellin,
dhe çdo fjalë e pashë si bulëza vese,
vjen e të pushon në sy një rreze dielli,
ëndrra e fundit që m’i zgjon mëngjeset.