KUR SHTETI MES VAPËS TË NISË KARTOLINË..

Nga Fran UKCAMA – Fier

Sot më erdhi mes vapës një kartolinë urimi nga OSHEE. Kisha tejkaluar trefish rendimentin për harxhim të energjisë elektrike.

Kjo kartolinë ishte në numra, mbi 5000 lekë pagesa, po një dhuratë e majme.

Hapa sytë kujtova për 500 lekë.

-Jo- më tha miku im Kleo, ke pesëdhjetëshe. Kqyr matësin, thashë mos ka lajthitur nga vapa.

Matsi më tha :

– Jam në rregull, nuk vuaj nga hipertensioni.

Kqyr pësëri kartolinën, edhe pse kanë kaluar 13 ditë nga faturimi, trefish ishte gjoba.

Duket matsi është normal por zonja faturiste, o ia ka futur kot, ose ka qenë duke folur në telefon kur mori shifrat te matsi 11138…

Më doli dhe një event argëtues të bredh në zyrat e OSHEEE. Për ne në pension këto evente zbavitjeje janë në modë. I sigurt jam se do të më thonë, s`ka gjë, paguaj njëherë gabimin tonë, se do ta ndreçim më vonë.

Shikoni pas dere a u ka ardhur ju kartolina nga OSHEE. Uroj mos t`ju ketë ardhur si kjo e imja.

Dorovi, për shejtanin!!