Sarajet e Ali Pashë Gucisë

Nga Naser Vuçetaj – Plavë

Ende dhe sot popullata e Plavë Gucisë në fjalorin e sajë mban të gjallë toponimet që lidhen me emrin e Ali Pashë Gucisë! Sarajet e Ali Pashës, Ura e Sarajeve, Kershi i Kalasë, Guri i Ali Pashë Gucisë.
Sot pothuajse se asgjë nuk mbeti nga këto Saraje, aty-këtu doket ndonjë gurë nga themelet e saj sa për të mbajtë gjallë kujtimin për të!
Pushteti malazias zhduki gradualisht çdo gjë që lidhej me emrin e Ali Pashë Gucisë.
Rezidenca që kishte në Plavë ka kohë që ishte zhdukur, ndërsa një pjesë e Sarajeve në Guci do të egzistonin deri në fillim të viteve të ’60 (foto)!
I vetmi emërtim zyrtar me emrin e Ali Pashë Gucisë janë Krojet e Vuthajve, “Krojet e Ali Pashë Gucisë”.