MARSHI APOKALIPTIK!

Nga Hysen GRAJQEVCI

Asgjë nuk mbanim me vete, veç ëndrrave dhe shpresës në rrugëtim;karvani ecte heshtur, si kortezhi pas funeralit;Mbi supe bartnim vuajtjet e viteve në mjerim!
Këtu, në Bllacë, derdhëm dhimbjen, lotin, “krenarinë” e të vrarit!

Këtu, ndjehej frymëmarrja e fundit, si në natën para varrit!
Në Bllacë, u prek Ferri i Dantes, dhe përbuzja e robit!
Asgjë njerëzore:
Andej, në gjah hienat;
këtej, krakëllim’ e trisht’ e Korbit!Qenja jonë, prekur deri në asht,
priste Prometheun,
Feniksin nga hiri i zjarrit të ringjallej prap!
Ishin bijtë e tu, NËNË,
ata, që zjarrit i dhanë flakë;
dhe, Diell’ i Lirisë erdhi e preku çdo prag.Tani, kujt t’i qahem, çfar të shkruaj, o vëlla!?
Kisha dashur t’i ngjaj Homerit,
mos të shoh, kështu, ç’far jam duke parë!
Në pa mundësi,
kërkoj, një “Grushtë të fortë”,
të jetësohet ëndrra: Liria të marr formë!