20 vjetori i fillimit të luftës në Isniq të Kosovës

Nga Shkodran IMERAJ

Sot u mbushën plot 20 vjet, që kur më 29 maj të vitit 1998 forcat e shumta ushtarako-policore serbe sulmuan pozicionet e luftëtarëve shqiptarë në Isniq.

Sulmi i forcave serbe kundër forcave shqiptare në Isniq, shënon edhe fillimin e luftës frontale në të gjithë territorin e Komunës së Deçanit.

Lufta e pashoq e luftëtarëve të Isniqit, arriti që ta pengojë depërtimin e forcave serbe në brendësi të fshatit, kur dihet se largësia e pikave të luftimit nuk ishte më larg se 50 metra.

Në këtë ditë të kujtimit të 20 vjetorit të fillimit të luftës në Isniq, dua të përkujtoj luftëtarin e UÇK-së Avni Pergjegjaj, i cili ra heroikisht në fushën e nderit në Isniq më 29 maj 1998. Isniq qershor 1998.