Daut Haradinaj: Rruga për Plavë do të bëhet, Manastiri të mos pengojë

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë për Express se rruga Deçan-Plavë do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimeve të Manastirit të Deçanit.

Haradinaj ka kërkuar nga udhëheqësit e Manastirit të mos bëhen pengesë për ndërtimin e një rrugë e cila ndihmon zhvillimin e atij rajoni që lidhet me Malin e Zi.

“Manastiri duhet të jetë i hapur për popull dhe duhet të kultivojë vlera ndërnjerëzore për çka është edhe i thirrur. E jo të jetë pengesë për zhvillimin e kësaj zone. Rruga do të bëhet”, ka thënë Haradinaj, për Express, të dielën.