Alternativa Shqiptare fiton mandatin në Podgoricë

Të dielën e 27 majit 2018 në Mal të Zi janë zhvilluar zgjedhjet lokale në 11 komuna, në mesin e të cilave edhe në Podgoricë dhe në Plavë.

Zgjedhjet në Podgoricë, sipas rezultateve paraprake i ka fituar DPS me koalicion e cila mori 32 nga 61 mandate sa ka Kuvendi i kryeqytetit.

Në kuvendin e Podgoricës për të paren herë do të jetë edhe Alternativa Shqiptare e cila fitoi një mandat.

Si forcë e dytë në Podgoricë është koalicioni Demokratët-Ura me 17 mandate, ndërsa DF-SNP 8 mandate dhe SD 3 mandate.

ASH-ja gjithashtu fitoi një mandat edhe në komunën e Plavës. /MALESIA.ORG/