Të largohet KFOR-i turk nga vendi ynë!

Nga Gani MEHMETAJ

Me shkruan Dardani nga Prizreni:”Ushtarët e KFOR-it turk në qytetin tonë e në vendbanimet minoritare myslimano-sllave merren kryekëput me rrethprerjen (synetin-gjymtimin) e djemve shtatë-tetë vjeç, me iftare e me përhapjen e islamit. Nuk ndryshojnë nga talibanët e Afganistanit në punë të fesë islame. Në Prizren na çmenden me organizimin e cirkut primitiv të anadollakëve në kohë ramazani, i nxjerrin fëmijët e shkollave fillore në rrugë që të tundin flamujt turk, shtrojnë rrugica ku jetojnë myslimanët goranë, bullgarë e turq.
Ushtarët turq më mirë të presin “luca” fëmijësh se sa koka shqiptarësh, sikurse dikur, me tha në shaka miku im, duke kujtuar kohë kur ushtria turke vriste e masakronte shqiptarë. Por të habitë fakti se si një ushtri, merret me syneti, organizime iftaresh e cirk anadollak”.
Dardani është i mllefosur me praninë agresive të KFOR-it turk në qytetin e tij, që ia kujton ushtrinë serbe, e cila po ashtu dikur privilegjonte myslimanët goranë, bullgarë e turq.
“Është mirë që Komanda Qendrore e KFOR-it t’i largojë turqit nga Kosova, ashtu sikurse na i solli, sepse KFOR-i turk po e nxit urrejtje fetare, bënë diskriminime raciale, duke i privilegjuar ardhacakët aziatikë dhe duke i diskriminuar vendasit evropianë.

Nuk kemi nevojë që ushtrinë serbe ta zëvendësojmë me ushtrinë turke”, me shkruan ai
Nuk ishte në dorën time t’ia plotësoja dëshirën as t’i ktheja përgjigje.