Salih “BAM” Bacaj ngadhënjen dhe hyn në Federatën Ndërkombëtare të BodyBuilders

19 Maj 2018 Charlestown, South Carolina

Muskujt e plavë-guciasit në Federatën Ndërkombëtare të BodyBuilders. Me rrënjë të origjinës aty pran Nokshiqit të legjendave Sali BAM Bacaj po shkëlqen në SHBA.

Salih “BAM” Bacaj 24 vjeçar i lindur në New York me origjinë nga fshati Pepaj i Plavë Gucisë  merret me bodybuilding  që kur ishte 14 vjeçar. Ai konkurroi dje në nivel kombëtar të SHBA-ve  në Charlestown, South Carolina, ku ai që nga dje 19 Maj 2018, hyri në ligën profesionale të bodybuilding në SHBA me çrast mori titullin profesional IFBB PRO CARD (International Federation of BodyBuilders).

Esad Gjonbalaj

/Plava e Gucia Sot/