Albanian Minerals nxjerrë kromin unik me shkenctarët polakë

Presidenti i Albanian minerals Sahit Muja, pronar i minierave me të mëdha të kromit në Shqipëri ka dhënë lajmin e madh për ekonominë shqiptare.

Muja me kompaninë e vet, që është pronar rezervave më të mëdha të kromit në Shqipëri dhe Europë tha përmes një statusi në ” Facebook”, se së bashku me shkencëtarët polakë të nxjerrin në treg një krom unik në botë. “Ju përshëndes me një lajm historik nga Zemra e shkencës së industrisë minerale në botë, Polonia. Pas shumë përpjekjeve në bashkëpunim me shkencëtarë më të mirë në planet, arritëm një teknollogji të përpunojmë e shkrimë kromin dhe të prodhojmë nga ky mineral më të mirin produkt në historinë e njerëzimit. Ky mineral i çmuar do jetë shtylla kurrizore e industrisë botërore. Së shpejti në Shqipëri do të prodhojmë nga kjo teknollogji”, tha ai.

“Kemi bërë një arritje të paparë në histori. Shpikja jonë fiton produktin shqiptar kromin më të mirë në botë në një industri që do të ndryshojë të ardhmen. Bëhet fjalë për 2.5 trilonë dollarë në industrinë e ndryshkjes”, tha ai.